E enjte, 17 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gati të rihapet plazhi i vjetër në Pogradec

Ilustrim · Vizion Plus

Bashkia e Pogradecit po punon te rikthej plazhin e vjeter te qytetit të cilin vendasit e njohin si “Uçkat” .

Lajmi u konfirmua për Vizion Plus nga Bashkia e Pogradecit, teksa u bë e ditur se plani parashikon zgjerim të hapësirës së plazhit, vendosje stolash dhe ndriçim pranë tij.

Hapësira e plazhit të Uçkave ka qënë një nga zonat e preferuara për pogradecarët. Këtë vit do  ketë më shumë hapësirë për ta, ndërkohë që me heqjen e dherave do bëhet mbushja e zonës me material të gurtë. Sezoni veror po vjen dhe ne po punojmë fort që të kemi hapësira dhe plazhe publike për gjithësecilin. Ky plazh ka qenë dhe do vijojë të jetë hapësirë publike, thanë nga Bashkia e Pogradecit për Vizion Plus.

Pavarësisht situatës nga Covid 19, në këtë qytet institucionet po punojnë gjithsesi që të jenë gati për sezonin turistik ndonëse me siguri do të ketë rregulla shumë strikte.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh