E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gati rindërtimi i rrugës Tushemisht-Pogradec

Pas nënshkrimit të kontratës prej rreth 3 milionë euro me firmën fituese për rindërtimin e rrugës Tushemisht-Pogradec, pritet që së shpejti të nisë puna për zbatimin e projektit.

 

Projekti synon ta kthejë aksin prej 3 km në një rrugë me parametra bashkëkohore.

 

Reklamë

Nënkryetari i bashkisë së Pogradecit shpjegon se projekti është mjaft ambicioz dhe se zbatimi i tij do i japë pamje tjetër të gjithë aksit, i cili është mjaft i frekuentuar nga turistët e vizitorët.

 

Banka Botërore do të financojë rikonstruksionin e rrugës Pogradec-Tushemisht në kuadër të një projekti për lidhjen e rrugëve lokale dhe rajonale i cili shkon në total 50 milionë dollarë të cilat do të shkojnë për financime të akseve rrugore në të gjithë vendin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë