Subscribe

 “Kjo është një prej qelive ku do të izolohen krerët ose anëtarët e bandave të rrezikshme kriminale. 40 dhoma në dy institucione të ekzekutimeve të vendimeve penale janë gjati. Tashmë priten vetëm vendimet e prokurorëve”

 

Ligji i njohur si 41 BIS, varianti italian, do të aplikohet në dy sektorë të veçantë, një në burgun Jordan Misja në kryeqytet që njihet edhe si 313-ta dhe një në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

 

Nr 1 i burgjeve Agim Ismaili tregon për Vizion Plus masat e ashpra që parashikohen në regjimin e posaçëm ndërkohë që për këto sektorë janë përzgjedhur efektivë elitë.

 

Ismaili thotë se kohët e fundit janë forcuar masat edhe për parandalimin e futjes së sendeve të paligjshme në burgje, sidomos celularëve, por sipas tij prokuroria duhet të thellojë hetimet.

 

Aktualisht me urdhër të drejtorit të burgjeve 30 të dënuar janë dërguar në izolim per një periudhë 3 mujore për shkak se i janë gjetur në qeli sende të ndaluara, kryesisht drogë, armë të ftoha ose celularë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *