E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Gati projektet për shkollat e reja

Bashkia e Tiranës ka gati projektet për 17 shkollat e reja qe do te ndërtohen ne kryeqytet. Këto që shihni janë disa nga projektet që do të nisin ndërtimin këtë vit, për të qenë gati në sezonin e ri shkollor 2019. Përveçse do të zgjidhet për herë të parë problemi 27-vjeçar i mësimit me dy turne, shkollat e reja të Tiranës do të jenë një mjedis i hapur për të gjithë, sipas konceptit të ri si “qendra komunitare” thekson kryebashkiaku.

 

Ndërtimi i tyre është përcaktuar në çdo njësi administrative të Tiranës, aty ku edhe nevoja është më e madhe, në bazë të dendësisë së popullsisë. Shkollat janë planifikuar të kenë të gjitha ambientet e nevojshme akademike  si klasat mësimore, duke përfshirë laboratorët e fizikës, kimisë, biologjisë, informatikës, dhe palestër.

Vazhdo të lexosh

Reklamë