E premte, 2 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gati për të ekzekutuar vëllezërit Paluca/ Burg për grupin që përgatiti atentatin

Dy nga tre personat e arrestuar si pjesë e grupit që po përgatisnin të organizonin një vrasje në Tiranë do të qëndrojnë në burg.

 

Reklamë

Çifti i bashkëshorteve Nikoll e Marie Marku, si dhe dhëndri i tyre Mark Lamkja dolen këtë të premte para gjykates për t’u njohur me masen e sigurisë.

 

Pasi dëgjoi palet gjyqtari Artan Hajdrenaj pranoi kerkesen e prokurorit Sabri Kastrati dhe vendosi masen e sigurise arrest në burg për Nikoll Markun dhe Mark Lamkjan, ndërsa për Marie Markun u vendos  “arrest shtëpie” për shkak të problemeve shëndetësore.

 

Gjithashtu “arrest në burg” në mungesë u vendos dhe për dy personat e shpallur në kërkim, Edmir Vlashim dhe Hektor Ndokan, të cilët dyshohet se do te ekzekutonin vellezerit Paluca ne Kamez.

 

Operacionin policor i koduar “Mataro”, u finalizua mbrëmjen e së martës nga policia e Lezhës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë