70% e teksteve shkollore kane dale nga shtypshkronjat, ndërsa vijon botimi per pjesën tjetër te titujve. Pas dy ditësh, ne 25 gusht, nis zyrtarisht shitja e librave shkollore, proces qe do te vijoje deri ne 12 shtator. Referuar udhëzimit te Ministres se Arsimit, shpërndarja e teksteve, do te behet ne libraritë pranë institucioneve arsimore ose ne klasa, qe do te vihen ne dispozicion nga shkollat. Por referuar përvojës se vitit te kaluar, ku mbi 30 mije tekste u sekuestruan nga tatimoret, për shkak te parregullsive te konstatuara gjate shitjes ne shkolla, botuesit këmbëngulin qe ky proces ketë vit, te kryhet ne libraritë pranë institucioneve arsimore. Për te shmangur fluksin dhe radhët për blerjen e librave, botuesit u bëjnë apel prindërve, qe këtë detyre mos e lenë per ditët e fundit. Pranë çdo shkolle, prindërit do te gjejnë te afishuar vendin ku do te behet shpërndarja e teksteve. Stafi i mësuesve, nuk është i përfshirë ne procesin e shitjes, me përjashtim te librave për pakicat kombëtare. Sa i përket kurrikules, këtë vit do mësojnë me programet e reja nxënësit e klasave te dyta, te shtata dhe te 10-ta. Librat nuk do te kenë me shume se tre alternativa, ndërsa jane hequr nga tregu tekstet me gabime dhe jocilësore.