Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi u kap me armë zjarri brenda një restoranti.

 

Sipas policisë, i arrestuari, është person me precedentë kriminalë në fushën e krimit të organizuar.

 

Në momentin kur është pikasur nga forcat e policisë, 47 vjeçari ka tentuar të arratiset me vrap.

 

Arma e zjarrit që iu gjet, i është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Mësohet se Luan Shpingari është i përfshirë në fushën e trafikut të lëndëve narkotike.

 

 

Shkodër/Kontrolle të shtuara për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

 

Mbante armë zjarri në restorant, me fishek në fole, gati për qitje, tentoi të largohej kur pa shërbimet e Policisë, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

 

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë që mbahej pa leje nga 47-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimit të organizuar.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të kontrolleve në ambiente të ndryshme, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo sende të tjera të kundërligjshme, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative, për një shtetas që qarkullonte me armë, kanë organizuar menjëherë punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

 

Gjatë kontrolleve, në një restorant, në vendin e quajtur “Sarreç”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin L. Sh. që mbante një armë, i cili kur ka parë shërbimet e Policisë, ka tentuar të largohet me vrap, por është neutralizuar dhe vënë në pranga menjëherë nga shërbimet e Policisë. 

 

Arma e zjarrit pistoletë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

 

Në përfundim të veprimeve shtetasi L. Sh., 47 vjeç u arrestua në flagrancë dhe materialet i kaluan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *