Katër qytetarë kanë humbur jetën pasi u infektuan me COVID. Nga 5480 testime të kryera, gjatë 24 orëve të fundit, kanë rezultuar pozitivë 992 persona.

 

Pacientët që nuk e fituan dot betejën me virusin ishin nga Lezha, Vlora, Berati dhe Librazhdi, nga 60 deri në 79 vjeç.

 

Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 194 pacientë, nga të cilët 32 janë në gjendje më të rënduar.

 

Ndërkohë, në të gjithë vendin janë aktivë 12,744 pacientë.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             5,446

Shkodër          1,429

Durrës             1,114

Fier                  1077

Vlorë               799

Lezhë              685

Elbasan           639

Berat               510

Korçë               302

Kukës              280

Gjirokastër      254

Dibër                209

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *