E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gati 1 mijë qytetarë u infektuan në 24 orët e fundit

Kurba e infeksionit të COVID-19 në Shqipëri nuk njeh rënie. Këtë të premte u raportua nga Ministria e Shëndetësisë për një tjetër rrritje të rasteve të reja me koronavirus.

 

Në 24 orë, janë infektuar 921 qytetarë, raste të reja këto të identifikuara pas realizimit të 6.184 testimeve.

 

Reklamë

Në dallim nga e enjtja, sot ka një numër më të vogël viktimash. Vetëm një 64-vjeçar nga Kruja ka humbur jetën.

 

Në spitalin Infektiv po marrin trajtim 96 pacientë, kurse luftën me sëmundjen e kanë fituar 290 qytetarë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë