Presidenca ka bere publike mesditën e se martës kandidaturat qe kane aplikuar per dy vendet vakante ne Gjykatën Kushtetuese, pas dorëheqjes se Besnik Imerajt dhe përfundimit te mandatit te Vladimir Kristos. Janë 22 kandidatura, por vëmendje tërheqin disa emra si prokurorja Rovena Gashi, ish-kryeprokurori theodhori Sollaku, ish-kryetari i KQZ-se Denar Biba, apo dhe ish-ministri i drejtësisë Ilir Panda.

 

Tashme dy listat i kalojnë Këshillit te Emërimeve ne Drejtësi, organ i cili rendit kandidatet sipas kritereve dhe ia dërgon presidentit qe ne baze te ligjit është i detyruar te zgjedhe mes 3 kandidateve qe jane renditur te paret. Nëse presidenti  nuk zgjedh gjyqtarin brenda nje muaji, atëherë kandidati i renditur i pari automatikisht behet anëtar i kushtetueses. Rovena Gashi e cila kandidon per t’u zgjedhur anëtare e Gjykatës Kushtetuese është edhe pjese e Këshillit te Emërimeve, por per shkak se ajo nuk mund te vlerësoje vetveten, pritet qe te mos jete pjese e vendimmarrjes.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *