Shkelzen Gashi eshte kthyer ne nje lojtar te pazevendesueshem per skuadrën e Colorado Rapids ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës. Ne ndeshjen mjaft te veshtire ne Los Anxhelos kunder galaktikeve vendas te udhëhequr nga Stiven Zherard, miqte jane gjendur ne vështirësi qe ne fillim dhe presioni ka qene i vazhdueshëm. Vetem shtylla dhe forma e mire e portierit Tim Hauard kane ruajtur te paprekur rrjetën e miqve nga Kolorado ne pjesen e pare. Keta te fundit jane mjaftuar me disa kundërsulme, por edhe kur kane dale përpara portes se vendasve nuk kane qene gjakftohte. Per te ardhur ne pjesen e dyte te ndeshjes kur ne minute e 51 Marlon Hairstone pason me zgjuarsi per Gashin qe nuk fal por me nje te majte te mrekullueshme e dergon topi ne trekëndëshin e portierit vendas nga jashte zones se rreptësisë. Ishte goli i katert kete sezon per Gashin me skuadrën e Colorados teksa luan ne nje pozicion mjaft te pazakonte per te pas sulmuesve kryesore ne rrolin e nje plejmejkeri. Gjithsesi nje gol me shume vlera teksa LA Galaksi eshte ndjekësja me e afert e Colorado Rapids. Por Zherard nuk di te ndalet dhe ne minute e 62 vjen goli I barazimit pas nje goditjeje kendi te ekzekutuar nga britaniku. Topi gjen koken e Daniel Steres dhe ndalet ne rrjete. Presioni ka qene i larte deri ne minutën e 98 kur gjyqtari vërshëlleu per te mbyllur ndeshjen dhe Colorado ka rezistuar. Skuadra e Gashit qe luajti deri ne minute e 73 ndodhet ne vendin e dyte me 42 pike tre me pak se Dallas i vendit te pare por me dy ndeshje me pak te luajtura. Galaksi është e treta me 38 pike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *