Shkelzen Gashi shënon nje dygolesh te çmuar, duke i dhene dy here avantazhin skuadrës se tij Kolorado Rapid ne transferten e Vankuverit ne Kanada, por dy here mbrojtja ka bere gabime foshnjarake, duke lejuar golin e barazimit. Ne fund kane rezultuar dy pike te humbura ne transferte ne nje ndeshje qe u vendos ne minutën e 4 shtese. E kane nisur mire transferten kanadeze te verdhet nga Kolorado dhe kane gjetur golin ne minutën e 8 te pjeses se pare me ane te Dominik Baxhit. Ne minutën e 51 Kendall Xhonson gjen golin e barazimit duke shfrytëzuar nje pakujdesi te mbrojtjes se miqve por 5 minuta me pas po i njëjti lojtar shkakton një penallti dhe e le skuadrën me 10 lojtare per pjesën e mbetur te takimit. Pranë pikës se bardhe Shkëlzen Gashi nuk gabon dhe kalon serish te tijet ne avantazh. Por vendasit do te gjejnë serish golin ne minutën e 70 me Pedro Morales përsëri per faj te mbrojtjes se miqve qe nuk arriti te largoje topin nga zona e saj. Megjithatë Shkelzen Gashi 5 minuta me vone ekzekuton ne mënyre perfektë nje goditje dënimi dhe përsëri Kolorado merr kryesimin. Teksa te gjithë menduan se do te vinte nje tre pikesh ne transferte, nuk i kane bere llogarite si duhet me vendasit te cilët ne limitin e kohës shtese nga hiçi prodhojnë golin e barazimit me ane te Erik Hurtados dhe mbajne nje pike te çmuar ne shtëpi. Per Gashin, ishin golat e gjashte dhe shtate ne kete sezon duke qene golashënuesi me i mire i skuadrës, ndërkohe qe nga përsëritja, goli i dyte me goditje dënimi ka qene nje ekzekutim i jashtëzakonshëm i Gashit qe ka kaluar murin e vendosur mjaft mire përpara portës. Kolorado eshte ne vendin e dyte ne konferencën e perëndimit me 5 pike me pak se Dallas kryesues, por me dy ndeshje me pak te luajtura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *