E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 40 minuta më parë
Sport

Gareth Bale: Ikja e Ronaldos na ka çliruar, tani jemi nje grup më i fortë

Gareth Bale është lideri i ri I Real Madrid. Pas largimit të Ronaldos, është ai që duhet të mbajë përgjegjësitë mbi supe si ylli më I madh I mbetur tek madrilenet.

 

Ndër vite ai është kritikuar me idene se nuk ka justifikuar 100 milion eurot që u ble nga Tottenham. Uellsiani beson se pa Ronaldon, tani Reali i Madridit është më shumë skuadër dhe me kompakte si grup.

 

Reklamë

“Ikja e tij e bën situatën pak ndryshe. Ndoshta tani jemi pak më të cliruar. Tani jemi më shumë skuadër, punojmë më shumë si grup dhe jo vetëm për një lojtar sic ndodhte me heret, u shpreh Gareth Bale për Daily Mail.

 

Ylli I Real Madrid që ishte heroi I fitores se trofeut të 13 te Uefa Champions League, beson se skuadra nuk ka arsye të ketë rënie pas largimit të Ronaldos tek Juventus.

Vazhdo të lexosh

Reklamë