E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Garë midis vendesh/ Kina aprovon vaksinën e saj të parë kundër koronavirusit

Në grupin e vendeve që po garojnë për të gjetur vaksinën kundër koronavirusit u bë pjesë edhe Kina.

Mediat e huaja raportojnë se Kina ka aprovuar vaksinën e saj të parë. Ajo quhet Ad5-nCoV dhe është zhvilluar nga CanSino Biologics me Institutin Bioteknologjik të Akademisë së Shkencave Mjekësore Ushtarake.

Drita jeshile hap rrugën për prodhimin e mundshëm masiv shumë shpejt në rast të kthimit të pandemisë, shpjegoi Administrata Kombëtare e Pronës Intelektuale të Kinës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë