Rrugëtimi i spektaklit “Albania’s Got Talent” vijon. Një tjetër mbrëmje surprizuese pritet sonte në ekranin e Vizion Plus, ku të tjerë konkurrentë do të zbulojnë talentet e tyre.
Do të jenë sërish katër anëtarët e jurisë Agron Llakaj, Adelina Ismajli, Ledina Çelo dhe Kastro Zizo që do të duhet të përzgjedhin edhe këtë mbrëmje mes më të talentuarve për të vijuar rrugëtimin drejt netëve gjysmëfinale.
Zgjedhje të vështira, por dhe emocionuese do të vendosin jurinë përballë dilemash të mëdha.
Audicionet po ngushtojnë rrethin, teksa të tjerë konkurrentë do të duan të marrin “Golden Buzzer-in” e mbrëmjes.
A do të mundet ndonjë prej tyre të bëjë Ledina Çelon dhe Kastro Zizon të shtypin butonin e artë? A do të ketë një tjetër finalist që do t’i bashkohet Fatmir Murrës me performancën mbresëlënëse në rërë dhe artistes Arjeta Dhima?
“Albania’s Got Talent” vijon të mbetet spektakli i rekordeve.
Franko Ahmeti me klarinetë, gjeniu gjeograf Darien Cylaku, Noemi Margjekaj, Kleanca Tafa, akrobatja e vogël Soena, Claudio Sorrentino me interpretimin magjik nën tingujt e “kovave” etj., kanë rrëmbyer vëmendjen e audiencës edhe në rrjetet sociale.
Ky produksion i Vizion Plus, premton një tjetër të hënë magjike. Ndaj mos e humbisni prezantimin e talenteve e radhës, por dhe shumë surpriza, sot në orën 21.00 vetëm në Vizion Plus./vizionplus.tv