Subscribe

Në parkun pranë Liqenit Artificial, në pistën e re të atletikës, u zhvillua gara e atletikës për moshat nga 8 deri në 18 vjeç. 400 atletë dhe 12 ekipe nga i gjithë vendi morën pjesë, duke e bërë  garën më të madhe të atletikës të zhvilluar ndonjëherë

 

ERION VELIAJ

KRYETAR I BASHKISE SE TIRANES

 

“Kampionia jonë e Europës [Luiza Gega] nuk ka pasur një pistë të tillë, madje i duhej të shkonte në Elbasan, disa herë në Kenia, në Bullgari, disa herë është stërvitur jashtë, ashtu si Izmiri, sepse nuk i kemi pasur këto mundësi. Kjo do të thotë se mund të bëhesh kampion, mund të jesh i shpejtë, apo e shpejtë, mund të jesh më i miri apo më e mira, pavarësisht kushteve, ama kur i kemi edhe kushtet, është pak më e lehtë.”

 

OGERTA MANASTIRLIU

MINISTRJA E ARSIMIT DHE SPORTIT

 

“Ne duam që sporti të futet kudo nëpër shkolla dhe jam e kënaqur që atletika është një prej disiplinave që jeni duke e zhvilluar.

 

Sipas Veliajt këtë vit që Tirana është Qyteti Europian i Sportit janë pesëfishuar regjistrimet në klasat sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *