E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gara për Presidentin në Francë/ Macron është favorit, por Le Pen mund të bëjë surprizën  

Francezet i janë drejtuar sot për herë të dytë kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e ri që do të udhëheqë ekonominë e dytë më të madhe të Evropës për pesë vitet e ardhshme.

 

Reklamë

Në këtë raund të dytë, kandidatët për postin e Kreut të Shtetit janë Emmanuel Macron dhe Marine Le Pen. Referuar sondazhëve të fundit, Macron rezulton të jetë favorit si fitues i mundshëm i zgjedhjeve, por me një diferencë shumë më të vogël se në 2017, kur ai kryesoi  me 66 % të votave.

 

Reklamë

Por, sipas analistëve, duke marrë parasysh numrin e madh të qytetarëve të pavendosur, një fitore e Le Pen nuk mund të përjashtohet. Nëse ajo kryeson në zgjedhje, do të krijojë një tronditje të mëdha për NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

 

Në politikat e Marin Le Pen përfshihet ndalesa e vendosjes së mbulesës për gratë myslimane në publik. Ajo e ka fokusuar fushatën e saj në mbështetjen me fonde për përballimin e kostove të jetesës në Francë, që sipas francezëve është përkeqësuar me rritjen e çmimit të energjisë dhe gazit.

 

Ndërkohë Macron , fitues i gares me rivalen  e ekstremit të djathtë,  pesë vjet më parë, ka paralajmëruar për “luftë civile” nëse fiton Le Pen.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë