E hënë, 9 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Gara për kryetarin në PD, Astrit Patozi sfidon Bashën

Ish-nënkryetari i PD Astrit Patozi ka shpallur kandidaturën për postin e kryetarit te partisë demokratike përballë Lulzim Bashes.

 

“Jam këtu të marr pergjegjesite e mia. Deklaroj se jam i gatshëm te garoj nëse do këtë garanci për garën”

 

Reklamë

Por kandidimi i Patozit është një kandidim me kushte. Patozi theksoi se kërkon garanci për një garë të barabartë qe nis nga dorëheqja e Lulzim Bashes.

 

“Kërkoj dorëheqje të Bashes dhe vendosjen e tij ne pozicione te barabarta. Largimin nga zyra bashke me stafin”

 

Patozi kërkon anulimin e zgjedhjeve ne 22 korrik duke theksuar se procesi duhet të nise nga fillimi

 

“Sekretari i përgjithshëm të marre listat dhe ti verifikoje. Listat ti marrin kandidatet. Kërkohet kohe per fushate e per reflektim. Komisioni te hartoje rregulloren. Komision per auditim te garës te kryesohet nga Ristani”

 

Patozi e ka bere te qarte se nëse keto kërkesa nuk plotësohen, ai nuk hyn ne gare dhe përgjegjësia bie mbi Lulzim Bashen.

 

“Ftoj Bashen te dale mbi ambiciet personale e te beje gare, ne rast se nuk plotësohen ai merr përsipër hedhjen ne ere te procesit dhe çdo demokrati i linde detyra te refuzoje farsën per grabitjen e mandatit.”

 

Nese vendimi i dy nënkryetareve te PD nuk ndryshon atëherë te dielën skadon afati per regjistrimin e kandidateve per postin e kryetarit te PD, gare ne te cilen do te përballen vetem Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Më shumë video

Reklamë