Subscribe

Sekretari i përgjithshëm i PD Arben Ristani përgjatë dy ditëve te fundit mori përsipër rolin e negociatorit mes Lulzim Bashes dhe Astrit Patozit per rregullat e garës ne Partine Demokratike. Por këto negociata duket se dështuan, pasi ne mesdite Astrit Patozi akuzoi Bashen se zgjodhi farsën dhe jo garën reale. Ne nje postim ne rrjetet sociale Patozi deklaroi se Basha mori të gjitha përgjegjësitë për prishjen e një gare të drejtë, duke refuzuar pothuajse të gjitha kërkesat për zhvillimin e një procesi të paanshëm, duke lëne te kuptohet se nuk do te jete pjese e këtij procesi te manipuluar

 

“Lulzim Basha ka marrë përsipër nisjen dhe përfundimin e një farse të shëmtuar elektorale, që thellon akoma më shumë përçarjen dhe krizën e thellë të PD. Pas kësaj, demokratëve u lind e drejta e çdo lloj forme reagimi për të mos lejuar rrëmbimin pa garë të mandatit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, personi që e çoi atë në humbjen më të rëndë të historisë së saj dhe po e çon me bindje drejt shkatërrimit përfundimtar.”

 

Nga ana tjetër vete Lulzim Basha ka dale sot nga zyra e tij per t’u takuar me mbështetës te PD ne ambientet e lokalit qe ndodhet ne oborrin e Partisë Demokratike, duke shmangur çdo koment per akuzat qe kane ardhur nga kundërshtaret e tij.

 

Por situata ne Partine Demokratike nuk duket e qete, pasi edhe kandidati tjetër Eduard Selami kërkon shtyrjen e datës se zgjedhjeve per t’u dhëne kohe kandidateve te bëjnë fushate, kërkesa qe ia ka paraqitur edhe Bashes gjate nje takimi qe ka zhvilluar ne PD.

 

Nese rregullat per zgjedhjet ne PD nuk do te ndryshojnë,  duket se Lulzim Basha do te ketë përballe vetem Eduard Selamin ne 22 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *