Gara për pozicionin e kryeprokurorit të Shqipërisë është e hapur ndaj pritet që lista me kandidatët për kryeprokuror do të dërgohet të mërkurën në Kuvend.
Sipas informacioneve bëhet me dije se lista në parlament mbërrin më datë 20 nëntor.
Kryeprokurorja e Përkohshme në detyrë Arta Marku e Fatjona Mençaj nuk e kanë ankimuar rezultatin e KLP-së. Listën e KLP e kryeson Olsian Çela i Krimeve të Rënda.
Pasi lista dërgohet në parlament, Kuvendi ka 30 ditë kohë të votojë prokurorin e përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP.