E martë, 10 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Gara për kryeprokuror, KLP i dërgon listën Kuvendit

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka dorëzuar këtë të premte në Kuvend listën e kandidatëve të renditur për kryeprokuror.

 

Në shkresën e kreut të KLP, Gent Ibrahimi drejtuar Kuvendit thuhet se asnjëri prej kandidatëve në këtë proces nuk ka ushtruar të drejtën e ankimit dhe se kanë pranuar renditjen.

 

Reklamë

Në listën e kandidatëve, i pari është renditur prokurori Olsian Çela me 459 pikë, e dyta Arta Marku me 406 pikë dhe e treta Fatjona Memçaj me 362 pikë.

 

Me marrjen e listës nga KLP, Kuvendi ka 30 ditë kohë që të votojë Prokurorin e Përgjithshëm. Nëse dështon votimi në Kuvend, emërimin e bën KLP.

Vazhdo të lexosh

Reklamë