Prokurorja e Përgjithshme e përkohëshme, Arta Marku ka dorëzuar kandidaturën për postin e kryeprokurores.
Mësohet se Marku e ka dorëzuar dokumetacionin në KLP mbrëmjen e të dielës.
Marku është kandidatja e katërt që shpreh dëshirën për postin e kryeprokurorit.
Deri më tani ka shprehur dëshirën prokurorja e Apelit Tiranë, Fatjona Memçaj, avokati Lulzim Alushaj dhe prokurori Krimeve të Rënda Olsian Çela.
Gara për kreun e organit të akuzës u hap nga KLP më 19 mars.
Prokurori i Përgjithshëm do të zgjidhet me tre të pestat e votave në Kuvend.
KLP do t’I paraqesë Kuvendit tre kandidatura të rendistura sipas vlerësimit që kanë marrë nga ky organ.
Nëse Kuvendi nuk arrin të zgjedhë njërin prej tre kandidaturave, brenda 30 ditëve, atëherë zgjidhet automatikisht ai që është I pari në listë.






Asnji shqetsim te mose kete kerkush,arta marku eshte prokorore e emruar nga edvini e banditet e tije.Kto te tjerat,jo kuvendi e brockullat tjera qe lexojme e degjojme ne televizor jane lloqe Kavajet.Eshte emruar nga edvini,emrohet nga kuvendi i edvinit e cdo istance tjeter,demokracia e votat rreale nuke funksionojne ne vendin tone me sh edvini.