Është kohë zgjedhjesh në Partinë Demokratike dhe për këtë arsye zhvillimet vijnë ditë pas dite nga selia blu.

Kështu, të dielen në orën 18:00 është lajmëruar mbledhja e Kryesise se PD për të miratuar kandidaturat për kryetar partie.

Njoftimi për të gjithë anëtaret e Kryesise eshte bërë nga sekretari i përgjithshëm i Pd, Gazment Bardhi.

Të nderuar anëtarë të Kryesisë,

Mbledhja e Kryesisë të dielën, më date 23 Maj, do të zhvillohet në orën 18:00.

Rendi i ditës:

Miratimi i kandidaturave për Kryetar.

Miratimi i rregullave të propozuara nga Komisioni Zgjedhor për procesin zgjedhor.

Lutem të sigurohet pjesëmarrja në mbledhje!

Me respekt,

Sekretari i Përgjithshëm

Gazment Bardhi

 

Për kreun e Pd në 13 qershor do të jenë të garë mes Lulzim Bashës, edhe Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezi dhe Edit Harxhi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *