Gara për kreun e PD/ Basha iu përgjigjet rivalëve: Kritikat e tyre janë mendjelehta
Nga Dibra, Lulzim Basha ka replikuar me te gjithe kritiket qe gjate ketyre javeve kane listuar arsyet pse Partia Demokratike humbi zgjedhjet. Gjate takimit me strukurat e partise ne kete qark, Basha i ka cilesuar komente mendjelehta, qendrimet e rivaleve te tij qe e kane bere pergjegjes per humbjen, duke theksuar se procesi i 25 prillit u manipulua nga PS, e cila u be njesh sipas tij me krimin.
“Ju e dini se për çfarë po flas. E njihni po aq mirë arsenalin e poshtërsive që është derdhur, madje e njihni më mirë se disa që e komentojnë cektësisht dhe mendjelehtësisht nga Tirana masakrën zgjedhore të 25 prillit. Sepse këtu larg syve përtacë të disave në Tiranë, shteti i bëri njësh me partinë, shteti i bërë njësh me krimin dhe oligarkinë merr forma edhe më të ashpra edhe më të dukshme duke mos i konsideruar si kundërshtarë politikë, si normalitet i pluralizmit, por si armiq.”
Por grupimi “Për PD” mendon se Lulzim Basha eshte pergjegjes per 4 humbje te Partise Demokratike. Kandidatja Edith Harxhi se bashku me kreun e Keshillit Kombetar, Bujar Nishani e themeluesin e PD, Imami kane kerkuar nga Korça reformimin e PD. Perveç listimit te gabimeve qe Basha ka bere ne krye te PD, Edith Harxhi ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund te shkoje ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Harxhi ka premtuar se do te vazhdoje betejen pavaresisht rezultatit te 13 qershorit.
“Këtë nuk e di, nëse PD do të vazhdojë në një spirale të tillë politike siç është edhe tani me kryetar i cili ka 4 humbje dhe 3 fitore si kryetar humbës. Por gjithsesi unë do të vazhdoj punën time brenda PD-së për ta rikthyer sërish në pushtet, në një kohë sa të mëparshme. Do të qëndroj brenda strukturave të partisë dhe do të vazhdoj me propozimet e mia, por besoj se kjo nuk do të ndodhi pasi në datën 13 qershor do të ketë surpriza shumë të këndshme”, tha Harxhi.
Ne 13 qershor, Lulzim Basha do te kerkoje mandatin e trete ne krye te PD dhe perballe tij jane Agron Shehaj, Edith Harxhi e Fatbardh Kadilli.




