E shtunë, 7 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 10 orë më parë
Vendi

Gara për kreun e KQZ-së

Komisioni Parlamentar i Ligjeve ka zhvilluar një seancë dëgjimore me kandidatët për kryetar të Komisionit Qendror të zgjedhjeve. Nga 6 kandidatë të regjistruar zyrtarisht, në komision u paraqitën 5, pasi Elion Semanaj u tërhoq nga gara. Para komisionerëve kryetarja në detyrë e KQZ-së, e pyetur mbi ligjin e dekriminalizimit, për zbatimin e të cilit komisioni ka rol të rëndësishëm, tha se ka nevojë për përmirësime. Komisionerët demokratë kanë pyetur kandidatin Koli Bele, i cili ka mbajtur postin e nënsekretarit për çështje zgjedhore, nëse ka qenë anëtar i Partisë Socialiste. Bele ka hedhur poshtë anëtarësimin e tij në këtë forcë politike. Ndërkohë që Denar Biba, premtoi paanshmëri në kryerjen e detyrës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë