Subscribe

Gara per kreun e FRESSH tashme është drejt fundit. Sekretarja per rininë ne Partine Socialiste, Elisa Spiropali, tha se tete kandidatet do te zhvillojnë debatin final me 19 tetor.

Fushata FRESSH VOICE u lançua më 20 mars të këtij viti, me një format krejt të ri për një forum rinor politik. 4200 të rinj aplikuan në platformën FRESSH VOICE në të gjithë Shqipërinë, nga ku, pas nje gare intensive në të gjithë Shqipërinë, si dhe një votimi online me rreth 110 mijë votues, juria përzgjodhi 8 kandidatët zyrtarë për Kryetar të FRESSH-it:
I ftojmë të gjithë të rinjtë e FRESSH-it, por jo vetëm, në finalen e madhe të 8-të kandidatëve për kryetar FRESSH, më 19 tetor në Pallatin e Kongreseve. Ky do të jetë dhe debati i fundit live i 8-të finalistëve, ku do kenë edhe njëherë mundësinë të shpalosin platformat e tyre, përpara ditës së votimit.
Ndërkohë votimi për kryetarin e ri të FRESSH do të jetë më 22 tetor, për herë të parë me parimin ‘Një anëtarë, një votë’. Ky parim garanton hapjen e plotë të Partisë Socialiste ndaj përfaqësimit të të rinjve në politikën aktive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *