E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gara për bashkinë Lezhë, Ndocaj sulmon Pjerin Ndreun

Një ditë pas regjistrimit në KQZ si kandidat për Bashkinë e Lezhës, Eduart Ndocaj, i cili do të garojë nën siglen e Alencës Demokristiane u shpreh se kësaj bashkie i duhet një njeri me vizion dhe punëtor.

 

Në një takim me gazetarët, Ndocaj e renditi Lezhën si qytetin më të varfër në Shqipëri pas atij të Kukësit.

 

Reklamë

Ai tha se me ardhjen e tij në krye të Bashkisë do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me qytetarët.

 

Ndocaj më tej u shpreh i bindur se me 30 qershor do të ketë zgjedhje, pasi qytetarët e kanë të domosdoshme ta ndrrojne këtë bashki.

 

Por krahas këtyre deklaratave Ndocaj lëshoi akuza të forta edhe ndaj rivalit të tij socialist Pjerin Ndreu.

 

Sipas Nocajt, Ndreu ka marrë rreth 13 mln euro për kompaninë e tij “Ndreu SHPK”

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë