“Në Elbasan do të kemi fitore spektakolare”. Kështu ka deklaruar kryebashkiaku Gledjan Llatja, i cili ka shprehur bindjen se do të marrë edhe mandatin e dytë në vendoret e 14 majit.

 

Në një intervistë për Vizion Plus, Llatja tha se ai ka qenë në terren dhe në kontakt me qytetarët gjatë gjithë kohës, ndërsa tani tha se ndodhet te sprinti dhe kjo po ecën shumë mirë.

 

Llatja përjashtoi mundësinë e përfshirjes së bandave në fushatën elektorale. Ai tha se qytetarët e Elbasanit janë njerëz të artit dhe dijes e si të tillë nuk kanë lidhje me krimin. Fushata elektrale deri tani ka ecur mirë tha Llatja,dhe të dyja partitë politike janë në terren.

 

Intervista e plotë: 

 

Në 2019 ishin zgjedhje pa opozitë tani gara është e vërtetë, si po shkon fushata?

 

Fushata po ecën mirë. Ne kemi 4 vjet që bëjmë fushatë, tani jemi tek sprinti dhe kjo po ecën shumë mirë.

 

 

Në Elbasan bandat janë përfshirë në zgjedhje. Si është situaata e krimit?

 

Elbasani sot është në fushatë zgjedhore. Partitë janë të dyja në terren. Qyteti nuk është i krimit por i dijes dhe artit. Qytetarët e Elbasanit janë ata që vendosin. Pjesa tjetër e shoqërisë është ajo që vendos për interesa të veta dhe kjo nuk është pjesë e jona. Kjo është një fushatë qytetarë.

 

Zgjidhje për qytetarët që largohen…

 

Elbasani është 30 minuta larg Tiranës, ka çmime më të ulta dhe kohët e fundit është parë që një pjesë e madhe e qytetarëve punojnë në Tiranë dhe pasdite vijnë në Elbasan për të jetuar. Është në fokusin tonë që të punojmë për të mbajtur familjet në Elbasan

 

Çfarë do bësh për të luftuar varfërinë?

 

Bashkia e Elbasanit, ka 1/3 e qarkut që marrin ndihmë sociale. Politikat tona janë të fokusuara në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë. Kemi suportuar biznesin e mesëm dhe të madh dhe kemi pasur një rritje me 900 vende pune të hapura.

 

A do e urosh kundërshtarin nëse do humbisni? 

 

Kemi 4 vite që punojmë për mandatin që do fillojmë. Nuk ka shanse të humbasim. Rrimë gjithë ditën me qytetarët, flasim me ta. Ata shpresën e kanë tek ne. Ne kemi edhe votim elektronik dhe rezultati del pas një ore. Në elbasan do kemi një fitore spektakolare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *