Subscribe

Kandidati i Partisë Demokratike për kryetar të Bashkisë së Dibrës, Sherefedin Shehu e ka ndalur turin e tij të bashkëbisedimit në fshatrat Kastriot dhe Brest. Teksa u njoh nga afër me shqetësimet e banoreve, Shehu theksoi se prioritet do të jetë dyfishimi i subvencioneve në bujqësi e blegtori.

Sherefedin Shehu: Kjo qeverisje e keqe e ka çuar vendin në një moment shumë të vështirë. Këtu tek ne sidomos në Dibër, e sidomos tek rinia, ka humbur shpresa. Ne duhet të rikthejmë shpresën. Ju jeni punëtorë, njerëz që nuk prisni qeverinë që t’ju japë lëmoshën, por keni nevojë për mbështetje dhe kjo mbështetje juve ju ka munguar. Përveç kësaj mbështetje që duhej t’jua jepte qeveria, ajo jua ka shtuar barrën. Këtu tek ju, si në të gjithë Shqipërinë, sidomos në zonat e varfra, pritet ndihma ekonomike, për të shkuar që të paguash faturën e rritur të energjisë elektrike.

Ndërkohe kandidati i së majtës Muharem Rama, zhvilloi një takim me të rinjtë e qytetit të Peshkopisë, te cilët i ftoi të votojnë me dinjitet dhe pa rënë pre e provokimeve.

Muharem Rama: Kërkojmë nga ju që të votoni të lirë, të votoni me dinjitet, të votoni në mënyrë demokratike. Nuk duhet të bini pre e asnjë provokimi nga kampi kundërshtar sepse ata po e ndjejnë humbjen e thellë dhe nuk duhet të bini pre e provokimeve. Takohuni me njerëz, me miq, me shokë e dashamirës që të marrin pjesë masivisht në votime.”

Ai tha se rinia ka mendime të vyera për zhvillimin e Bashkisë, zhvillimin e ekonomisë dhe zhvillimin e Dibrës.

“Pas fitores së bashkisë do të ulemi e të bisedojmë për problemet dhe hallet e Dibrës. Ju jeni mendime tepër të vyera për zhvillimin e Dibrës. Kërkoj nga ju mbështetje dhe bashkim që kësaj radhë ta fitojmë këtë bashki që ta bëjmë një bashki me standard evropiane”, nënvizoi Rama.

Deklaratat e kandidatit Muharrem Rama, vijnë nje dite pas opozita akuzoi Partine Socialiste se po blen votat dhe se po kërcënon mësuesit me largim nga puna.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *