E premte, 6 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 1 orë më parë
Video · Politikë

Gara në PD, procesi i qetë në të gjithë vendin

Demokratët në të gjithë vendin votuan ketë te shtune për të zgjedhur kryetarin e ri. Ne Durrës afro 5400 anëtarë u thirren për të votuar. Gjatë ditës nuk janë vërejtur probleme dhe votimi u zhvillua normalisht. Por ashtu siç ishte njoftuar ne votim nuk morën pjese mbështetësit e grupit anti Basha, të cilët në Durrës drejtohen nga deputeti Igli Cara.

 

Edhe ne Korçë anëtarësia e Partisë Demokratike shprehu vullnetin me vote per te zgjedhur mes Luzim Bashes dhe Eduard Selamit. Gjithsesi pjesëmarrja ne Korçe ka qene e ulet. Deri në orën 18.00 votuan 810 demokratë nga 3050 votues.

 

Edhe në Shkodër numri i demokrateve qe u paraqiten per te votuar ishte i vogël. Procesi i votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike  u mbyll në oren 19:00 .Numërimi do te kryhet nga shtate grupe, ne selinë qendrore te Partisë Demokratike,  pasi te mbërrijë edhe kutia e fundit.

Më shumë video

Reklamë