E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gara në PD/ Demokratët mbledhin Kryesinë, mungon Basha (ARSYEJA)

Partia Demokratike ka mbledhur pasditen e kësaj të diele Kryesinë.

 

Reklamë

Kjo mbledhje bëhet me qëllimin për të miratuar kandidatët që do të garojnë për postin e kryetarit si edhe rregulloren e zgjedhjeve.

 

Në garën përballë Lulzim Bashës, zyrtarisht, janë Fatbardh Kadilli, Ibsen Elezi, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

 

Gazetari i “Vizion Plus”, Thimi Samarxhiu raporton se vetë Basha nuk është i pranishëm në mbledhje sepse ka konflikt interesi, përsa kohë që edhe vetë është në garë për të vijuar drejtimin e PD-së.

 

Ai e ka bërë diçka të tillë për të shmangur ndikimin në vendimmarrjen e Kryesisë së PD-së.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë