Subscribe

Kjo e martë solli natën e tretë të spektaklit më të madh të talenteve “Gjeniu i Vogël” në ekranin e televizionit Vizion Plus.

 

Mbrëmja startoi me dy sfidat e mbartura nga balotazhet e natës së kaluar, mes dysheve Marina-Marinela dhe Prajla-Sem. Sfida, nga të cilat pas vlerësimit të jurisë në finale shkuan Marinela dhe Sem.

 

MARINA DAKA

KONKURRENTE

“Unë mendoj se kam gabuar te ajo grindja. prisja të skualifikohesha duke qenë së Marina është me e madhe dhe mund të ketyë pak pjekuri më shumë.”

 

PRAJLA LAMAJ

KONKURRENTE

“Kjo ishte një eksperiencë shumë e bukur, nuk doja qaë të mbaronte por s’ka problem kjo është vetëm një sfidë. Nuk mendoj se gabova por ishte lloji i muzikës që kisha zgjedhur, duhet të kisha zgjedhur një këngë më pop.”

 

Një puntatë plot sfida, emocione dhe lot përballi gjithashtu 12 fëmijët e tjerë konkurrentë me njëri-tjetrin.

 

FEMIJET GARUES

1-“Ndjehem shumë mirë edhe kisha në batë kohë disa emocione që si kisha  përjetuar ndonjëherë.”

 

2“Jam me shumë emocione për momentin, akoma po më dridhen gjunjët.”

 

3-“Nuk di çtë themm në mendjen time janë një mori emocionesh, e lumtur e tensionuar nervoze.”

 

4-“Ndjehem shumë i lumtur. Jam shumë i kënaqur që interpretova në këtë skenë që e kisha ëndërr.”

 

Talentet e vegjël, pasi interpretuan këngët e para, u njohën edhe me komentet e jurisë për secilin prej tyre.

 

FEMIJET GARUES

 

1“Më pëlqyen shumë dhe komentet që tha juria për mua.”

 

2-“Ndiehem shumë mirë sidomos pas komenteve sepse më dhanë akoma më shumë vetbesim. Adi më tha që kam një regjistër të ulët të mirë dhe kam një zë që jo të gjithë fëmijët e kanë dhe që do cdo fëmijë do të donte ta kishte.”

 

3“Që të katërt dhanë komente shjumë pozitive dhe nuk mund të veçoj asnjë.”

 

Çdo anëtar i jurisë, edhe në këtë puntatë, kaloi menjëherë në finale katër konkurrentët e zgjedhur, Sergitën, Kejtin, Rein dhe Ean.

 

Spektakli vijoi duke i dhënë edhe njëherë mundësinë 8 fëmijëve të tjerë për të kaluar në sfidat dyshe, nga ku u përzgjodhën edhe 4 konkurrentët e tjerë finalistë.

 

Nga këto përballje u eliminuan Helena, Eisi, binjaket Dea dhe Eva, si dhe Denisi teksa Olgerta, Kriseida, Erta dhe Erina do të vijojnë garën për në finale.

 

Ndryshe nga dy netët e para kjo puntatë nuk çoi asnjë prej çifteve në balotazh.

 

Spektakli “Gjeniu i Vogël” vijon rrugëtimin e tij të martën e ardhshme, në orën 21:00 ekskluzivisht vetëm në ekranin e Vizion Plus.

 

 

 

TITRA:

GARA E “GJENIUT TE VOGEL”

 

12 KONKURENTE DHURUAN SPEKTAKEL, 8 KALOJNE NE NETET FINALE

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *