Kandidati për deputet i PD, Oerd Bylykbashi nuk ka asnjë dyshim që në qytetin ku ai garon, Durrës, opozita do të korrë fitore më 25 prill.
Sipas tij, opozita do të marrë 8 mandate. Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Bylykbashi u shpreh se kjo bindje i është krijuar nga takimet me qytetarët e bizneset, të cilët mezi po presin ndryshimin.
“Është e paparë si atmosferë prej shumë kohësh, ndihet masivisht nevoja për ndryshim në qytet. Por edhe në zonat rurale, nuk ka ekuivok që qeverisja e PS duhet të ndryshojë pajtetër sepse ka bllokuar në mënyrë të veçantë Durrësin në një mënyrë të atillë që e ka bërë të pojetueshëm. E ndjejmë përditë në takimet që kemi nevojën që të ndryshojë, të largohet qeveria dhe besoj që data 25 prill do të jetë një surprizë e madhe në Durrës. Opozita synon për 8 mandate në Durrës, do të jetë një përmbysje e madhe. Me këtë frymë që hasim aktualisht, 8 mandatet janë të prekshme. Është një qytet i qeverisur prej vitesh nga PS dhe është në mënyrë skandaloze.”