Gani Gërmia në zi! Humb familjarin e tij vetëm pak orë pas largimit nga Ferma VIP

Vetëm pak orë pas largimit nga reality show “Ferma VIP”, ish-konkurenti Gani Gërmia është përballur me një dhimbje të madhe personale. Përmes një postimi prekës në rrjetet sociale, ai ka ndarë me ndjekësit lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të djalit të hallës së tij, Arditit.
Ganiu shprehu trishtimin dhe dhimbjen që ka kapluar familjen e tij, duke e përshkruar Arditin si një person me shpirt të fortë dhe zemër të madhe, i cili për vite me radhë përballoi sfida të mëdha shëndetësore me shumë durim e forcë.
“Me dhimbje të madhe mora lajmin për ndarjen nga jeta të djalit të hallës sime, Arditit, i cili për vite përballoi sfida të rënda shëndetësore me durim dhe forcë të jashtëzakonshme… Zoti ia lehtësoftë rrugën drejt përjetësisë,” shkruan Ganiu ndër të tjera.
Ai ka shprehur ngushëllime të përzemërta për familjen, të afërmit dhe të gjithë ata që e kanë njohur dhe dashur Arditin.
/vizionplus.tv





