Inter bëri një gafë të rëndë duke u ndalur në San Siro nga Sassuolo në një barazim 3 me 3 në duelin e vlefshëm për javën e 27 të kampionatit italian.  

Një ndalesë që mund ti kushtojë shumë skuadrës zikaltër pasi tani distanca nga Juventusi kryesues është 8 pikë.

Miqtë kaluan të parët në avantazh me Caputon mirëpo Inter  përmbysi gjithcka në pjesën e parë me anë të Lukaku dhe Biraghi.

Në 10 minutat e fundit të ndeshjes ndodhi gjithcka. Berardi me penallti barazoi shifrat në 2 me 2, mirëpo Inter riktheu avantazhin falë një goli të Borja Valero.

Një gol që u zhvlerësua nga Magnani, që befasoi zikaltërit me një gol të shënuar për Sassuolon në minutën e 89. Tani skuadra e Contes ngjitet  në 58 pikë, 8 pikë larg Juventusit kryesuesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *