Një gafë e rëndë, padiskutim e pafalshme ajo e klubit Leeds në Angli.

Ashtu sikurse shumë klube të tjerë në Europe, edhe skuadra angleze në mungesë të tifozeve provoi të vendoste foto të mbështetesve të vet në shkallet e stadiumit “Elland Roud”.

Mirëpo në një prej ulësve të stadiumit, ishte vendosur kartoni me foton më të gabuar në botë.

Bëhet fjalë për pamjen e terroristit Osama Bin Laden, një nga armiqtë më të mëdhenj të Perendimit në dekadat e fundit.

Një gabim që lindi pasi një person e dërgoi foton e Bin Laden në faqen e klubit, kur tifozeve iu kërkua të dërgonin foton e tyre për ta stampuar në shkallet e stadiumit.

Shaka apo e qëllimshme, tashmë lajmi ka bërë xhiron e mediave botërore.

Ndërkohë klubi i Leeds i drejtuar nga Marcelo Bielsa ka kërkuar ndjese publike dhe ka hequr menjehetre kartonin me pamjen e terroristit të vrarë disa vite me parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *