Gabrieli shoqëruesi më i mirë i Hueydës

Hueyda El Saied prej 5 vitesh është nënë e një djali, Gabrielit, i cili ka mbushur me lumturi jetën e ‘showgirl-it’ shqiptar.
Pjesën më të madhe të kohës, Hueyda përveç punës ja kushton kujdesit për të birin dhe kjo ka ndikuar shumë në marrëdhënien e tyre.
Gabrieli është ende i vogël në moshë, por ai është shndërruar në shoqëruesin më të mirë të nënës së tij. Vogëlushin e kemi parë të shfaqet krah për krah të ëmës në ekspozitat e saj dhe Hueyda është shumë e lumtur për këtë fakt. Duke qenë se është dhe fëmija i saj i vetëm, Hueyda e cilëson Gabrielin si frymëzimin dhe forcën e saj për të ecur përpara në jetë.
Për pak vite është e sigurt që Gabrieli do të jetë mbështetja më e madhe e Hueydës.







