Subscribe

Nje ngjarje e rende ka ndodhur ne spitalin “Continental” ne Tirane. 16-vjeçarja Blerta Pepa ka ndërruar jete pak ore pas operacionit. Shkak dyshohet te ketë qene pakujdesia e anestezist Tefik Zhurda 54 vjeç. Ky i fundit ka tentuar me pas vetëvrasjen dhe gjendet ne një situate kritike për jetën ne te njëjtin spital.

 

Mëngjesin e te hënës vajza bashke me familjaret janë paraqitur ne spital, për te kryer operacionin e planifikuar. Por është vendosur qe ndërhyrja te behet ne orën 20.00 te mbrëmjes, me arsyen se nuk kishte salle operacioni te lire. Pas dy orësh mjeku gjerman qe kishte marre përsipër kete ndërhyrje, thotë se operacioni doli me sukses dhe se duhej te prisnin qe vajzës t’i dilte narkoza.

 

Bardhyl Pepa, thotë se përpara operacionit u kishte dhënë mjekeve kartelën e vajzës, sipas se cilës 15-vjeçarja vuante nga alergjia.

 

Ndërsa i vëllai i viktimës Roland Pepa kërkon qe mjekësia ligjore te japë përgjigjen e duhur dhe te mos ketë ndërhyrje.

 

Ndërkohë policia ka bere shoqërimin ne polici te te gjithë mjekeve dhe infermiereve qe morën pjese ne operacion, te cilet janë marre ne pyetje. Ne cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar kartelën mjekësore per te zbardhur plotësisht ngjarjen.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *