Mëngjesi është një ndër pjesët më të vështira të ditës. Të gjithë e kanë me vështirësi zgjimin sidomos në ditët e dimrit, kur koha e keqe ju bën edhe më gjumashë.

 

Por duhet të kuptoni që momenti kur zgjohemi është edhe më i rëndësishmi gjatë ditës, ndaj duhet bërë në një mënyrë që të mos keni asnjë shqetësim më vonë.

 

Pa dashur ne bëjmë disa veprime që kontribuojnë negativisht në energjinë tonë të ditës, ndaj dhe duhet t’i ndaloni sapo të kuptoni që ato shtojnë dhembjen e kokës.

 

Më poshtë do të njiheni me gabimet më të zakonshme që mund të bëjë secili sapo zgjohet.

 

Shtyrja e alarmit

Nëse ju mendoni se ato 5 apo 10 minuta që e shtyni alarmin do t’ju bëjnë që të ngopeni me gjumë në fakt nuk është aspak kështu. Në momentin që nisni të flini sërish, do t’ju zërë një gjumë i thellë dhe sapo të vijë ky moment zilja do të bjerë sërish çka do t’ju japë një ndjesi tronditjeje dhe nuk është aspak mirë për shëndetin e zemrës tuaj.

 

Kontrolli i email-it, gjëja e parë që bëni?

Mos u fusni direkt në gjendjen e punës. Largohuni nga kontrolli i email-it sepse do t’ju “prezantojë” me stresin që në mëngjes dhe kjo nuk është aspak gjë e mirë as për ditën tuaj dhe as për shëndetin.

 

Konsumimi i kafesë duke u veshur

Nëse jeni me nxitim, më mirë lëreni konsumimin e kafesë për një moment më vonë, sepse në rast se konsumoni kafe duke u veshur apo duke bërë diçka gati, shtohet hormoni i stresit dhe në vend që të shtoni energjinë tuaj, në fakt stresoheni edhe më shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *