Christian Dior ka thënë: “Thjeshtësia, shija e mirë dhe kujdesi për veten janë tre bazat e një veshjeje të mirë dhe këto nuk blihen me para.” Disa prej nesh ndonjëherë harrojnë pjesën e tretë, gjë që kushtëzon vlerën e dy të parave. Shumë prej tyre mund të lidhen me një situatë ku një imazh i bukur i krijuar nga një palë këpucë të reja është prishur nga një çmim që harruat të hiqni! Këto që do të lexoni më poshtë janë disa “difekte” të vogla por që bëjnë ndryshimin.
1.Kujdes me veshjet që i ka dalë boja: Një fustan i zi mund të bëjë që pjesa më e madhe e vajzave të duken si mbretëresha. Por nëse copa duket sikur është larë dhjetëra herë dhe ngjyra e saj tani është larg nga e zeza e përkryer që ka qenë, do t’ju bëjë të dukeni shëmtuar. Kjo nuk vlen vetëm për rrobat e zeza, por për çdo ngjyrë tjetër.

2.Veshjet me ngjyrë të bardhë, por jo dhe aq të bardha: Shumë e bardhë, shumë e zezë, mund të ketë një efekt pozitiv në pamjen tuaj, por vetëm nëse është e përsosur. Hije të verdha ose gri të një copë do t’ju bëjnë të dukeni të çrregullt dhe të zymtë. Ndoshta më të këqijat nga të gjitha janë njollat e djersës në rroba të bardha.

 

3. Gjurmët e zbokthit në rroba duken absolutisht të papranueshme. Kur njerëzit e shohin këtë, e vetmja gjë që duan të bëjnë është një hap prapa.

 

4. Duke vendosur shumë bizhuteri, sidomos në kombinimin dhe e një make-upi të ndritshme, mund të kthehet një veshje e menduar me kujdes në diçka tepër të ngarkuar. Kujdes me rregullat kryesore (të pashkruajtura) nqs vendosni varëse mos vendosni edhe vathë, sa më pak aq më pastër do të dukeni.

 

5. Rimel i rënë poshtë syve, buzëkuq i gjysëm I fshirë, vetullat e pahequra- këto dhe efektet e tjera nqs make-upi mbahet për një kohë të gjatë mund t’ju bëjnë të dukeni jo tërheqëse. Përveç kësaj, tualeti i “vjetër” do të bëjë që fytyra juaj të duket e lodhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *