Syri, një nga organet më të rëndësishme të trupit tonë, kërkon një kujdes të veçantë dhe të specifikuar.
I ftuar në Mes’dritë në Vizion Plus, mjeku okulist Rubin Topi ka dhënë më shumë informacione për të shmangur gabimet dhe se si mund të kujdesemi për syrin.
Por si duhet ti lajmë sytë dhe çfarë duhet të shmangi?
“Pjesa e brendshme e syrit, nuk lahet. Mund të përdorësh lot artificial pa konservantë. Pjesa e brendshme nëse lahet i hap rrugë infeksioneve. Syri pastron veten e vet në pjesën e brendshme. Loti është edhe me një lloj yndyre që bën lubrifikim dhe pastrohet vetë.
Larja nga jashtë është shumë e rëndësishme dhe duhet bërë në mënyrë më delikate. Fërkimi i fortë, për ata që janë me alergji, dëmton kornenë dhe çon deri në humbje të shikimit. Me një masazh në formë rrethore të lehtë mund të lahen sytë. Çdo gjë duhet të jetë delikate”, tha mjeku Rubin Topi.
Mjeku bëri apel edhe për vajzat, të cilat vendosin qerpikë falso.
“Unë jam hasur shumë herët gjatë karrierës time dhe është një rast që rastet e para të ngelen në mendje. Kur unë kam qenë mjek roje në QSUT në fillim të karrierës, paraqitet një vajzë e re, e shoqëronte nëna e vet. Ishte nën 18 vjeç dhe vetë ishte munduar të ngjiste qerpikët. Ngjitësi i kishte kaluar në sipërfaqen e syrit. Kishte arritur të dëmtonte kornenë. Ne i bëmë një lavazh dhe më pas e ndoqëm me mjekime derisa plaga u mbyll.
Shikimi u dëqmtua sepse ataku kishte dëmtuar kornenë. Korneja është e rëndësishme për shikimin. Korneja duget të jetë transparente. Është sikur të vijë dikush me një kovë të madhe me atak dhe ta hedh te xhami para i makinës, në këtë mënyrë nuk do shikosh qartë. Ngjitësi që përdoret tek vendposja e qerpikëve, sado profesional të jetë, është kimikat dhe përmban formaldeid. Formaleid është substancë që mos prishet kadavra. Është kimikat i fuqishëm. Nga avullimi i formaleidit, thithet në mushkri, i tillë është rreziku. ka shembuj pozitivë, me ngjitës cilësor, që % e formaloidit është aq sa duhet të jetë.
Ajo që ndodh është se nga pesha e shtuar, ka raste që humbasim rënien e qerpikëve natyralë dhe do një farë kohe të marrë veten, ka raste nuk e merr veten fare e mund të mbetesh pa qerpik. Rrënja është si një bimë që ka rrënjë në tokë. Nëse ndodh që nuk mund të rigjenerohet, është pa rikthim.”, tha mjeku.
Rubin Topi ka folur edhe për efektet negative që ka grimi.
“Efektet kozmetike, më e rrezikshmja janë xixat. Që të jap efektin e xhixës ka disa mini grimca dhe këto janë më të rrezikshme për sipërfaqen e syrit. Këto janë si mikropasqyra dhe mund ta gërvishtin sipërfaqen e syrit. Produktet e lëngshme nuk duhet të përdoren më shumë se 3-4 muaj e duhen flakur, sepse zhvillohen më shumë baktere dhe bëhet shkak për infeksion. Pak më jetëgjatë janë lapsat dhe duhen mprehur shpesh që të ikë pjesa që mbledh baktere. Të flesh pa hequr make up është zakoni më i keq. Solucioni i pastrimit duhet të jetë i posaçëm, por edhe shampo bebesh është e mirë. Duhet një gjë delikate. Të bësh make up profesional është investim i madh, por pasojat janë të mëdha”, shtoi mjeku për emisionin “Mes’dritë” në Vizion Plus./vizionplus.tv





