Kremi pudër është një ndër produktet kozmetike më të përdorura në të gjithë botën. Mund të konsiderohet pa frikë si aleati kryesor i bukurisë së femrave pasi falë tij mund të mbuloni difektet e vogla të fytyrës, rrudhat e lehta, poret e zgjeruara ose njollat e ndryshme.

 

Ai shërben gjithashtu për të krijuar një bazë uniformë për grimin, si dhe mbron fytyrën nga veprimi i faktorëve të jashtëm dhe rrezeve UVA. Por sado i njohur të jetë ky produkt për ju, vazhdoni të bëni gjithmonë të njëjtat  gabime para se ta aplikoni në fytyrë. Living ju njeh me katër gabimet më të zakonshme që bëni kur përdorni kremin pudër.

 

1.Nuk zgjidhni përbërjen e duhur: Shumë femra kur zgjedhin fondatinën mendojnë se i vetmi detaj që duhet t’i kushtojnë rëndësi është numri në fund të paketimit. Por harroni që kremi do të vendoset në fytyrën tuaj.Në qoftë se keni fytyrë mikse ose të yndyrshme nuk duhet të përdorni kurrsesi kremërat me përmbajtje vajore pasi ato shtojnë sasinë e sebumit dhe nxjerrin në pah papastëritë e lëkurër. Ndërsa kur keni lëkurë të thatë nuk duhet të përdorni fondatinën me efekt mat dhe në formë pluhuri.
2.Nuk zgjidhni ngjyrën e duhur: Një tjetër gabim që bëjnë shumë femra kur blenë kremin pudër është përgjedhja e ngjyrës. Në qoftë se nuk e mbani mend cila është ngjyra juaj, mund ta zbuloni me disa truke të thjeshta, por jo duke e vënë mbi dorë. Vendet ku mund të provoni ngjyrën e kremit pudër janë pjesa e brendshme e dorës, qafa, balli dhe zona misid syve dhe mollëzave.

 

3.Harroni të përdorni krem hidratues: Përpara se të vendosni kremin pudër duhet të përdorni me patjetër krem hidratuese. Në qoftë se nuk e bëni këtë, kremi pudër do të depërtojë në zonat e thata të lëkurës, duke i bërë të duken si njolla.
4.Nuk e përhapni ashtu siç duhet: Estetistët me më famë botërore këshillojnë të mos e aplikoni direkt në fytyrë ose mbi sfungjer kremin pudër pasi kremi nuk hapet njëtrajtësisht dhe krijoni relieve ngjyrash. Vendosni pak krem në pjesën e brendshme të kyçit dhe me anë të një peneli ose dhe me gishta hapeni në pjesë të ndryshme të fytyrës. Në fund përdorni furçat përkatëse. Tregoni kujdes në zonën përreth hundës, mbi buzë dhe mos harroni kurrë të lyeni edhe qafën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *