Ekonomitë kryesore të Grupit të Shtatë (G7) kanë vendosur tavan në eksportet ruse të naftës për të parandaluar Moskën të përfitojë nga efektet e luftës së saj në Ukrainë.

 

Në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga ministrat e Financave të G7, ata u bënë thirrje të gjitha vendeve që importojnë naftë ruse t’i bashkohen masës së tyre në mënyrë që të krijojnë “një koalicion të gjerë për të maksimizuar efektivitetin”.

 

Në thelb, ideja është që të detyrohet Rusia t’u shesë naftë blerësve të mëdhenj si India, tek të cilët nafta duhet të transportohet nga deti, me një çmim shumë më të ulët në të ardhmen.

 

Kufiri i çmimit mund të funksionojë duke lidhur shërbimet financiare dhe sigurimin e transportit të naftës me pajtueshmërinë rregullatore. Këto shërbime janë kryesisht në duart e ekonomive kryesore perëndimore.

 

Nëse plani realizohet, transporti detar i naftës bruto dhe produkteve të naftës me origjinë ruse do të jetë i mundur vetëm nëse nafta blihet nën një çmim të caktuar.

 

Shpresa është se kjo, nga njëra anë, do të lehtësojë presionin mbi tregjet globale të naftës dhe do të zbusë ndikimin e luftës në Ukrainë në çmimet e energjisë.

 

Në të njëjtën kohë, Rusia nuk do të përfitonte më nga rritja e çmimit të naftës për të rimbushur ”gjoksin” e saj të luftës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *