Ministrat e financave të vendeve të G7 nuk e kanë përmbajtur zemërimin mbi vendosjen e tarifave të reja të Amerikës në importin e çelikut dhe aluminit, duke paralajmëruar kështu një luftë të ashpër tregtare. Kina thotë se bisedimet tregtare me SHBA do të ishin tërësisht të pavlefshme pasi Uashingtoni kërcënoi të vendoste tarifa shtesë për 50 miliardë dollarë mallra kinezë.

 

Pekini gjithashtu është zotuar për rritjen e importeve jo vetëm në SHBA. Ndërkohë presidenti Donald Trump këmbënguli në Twitter se Amerika është shfrytëzuar jashtë mase nga vendet e tjera për vite me radhë në tregti dhe tani është koha që kjo të përfundojë. Ai shtoi se tarifat e çelikut do të mbrojnë prodhuesit e çelikut në SHBA dhe i konsideroi ato si jetike për sigurinë kombëtare. Por nga ana tjetër BE dhe Kanada kërcënuan se do të hakmerren.

 

Ky debat për një luftë tregtare pritet të vazhdojë fundjavën e ardhshme kur udhëheqësit e vendeve të G7, përfshirë edhe presidentin amerikan, do të bëhen bashkë për një samit në Quebec. Tarifat prej 25% për çelikun dhe 10% për aluminin kanë hyrë në fuqi 3 ditë më parë, ato zbatohen kryesisht për lëndë të para që përdoren gjerësisht në prodhim, ndërtim dhe industrinë e naftës.

 

Presidenti francez Emmanuel Macron është shprehur se tarifat ishin “të paligjshme”. Ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau ka thënë se lëvizja e SHBA është “krejtësisht e papranueshme”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *