Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
25 August 2026
Vizion fokus

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër të hakerëve,...

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri në 50%...

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset jo vetëm...

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i avionit transportues...

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton ofertën për...

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e...

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive: Po bëhet...

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon t’i vendosë...

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale dhe negociatat...

G-20, takim i nivelit të lartë për Afganistanin

12 Tetor 20:17

Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë po mbajnë një takim të jashtëzakonshëm virtual të martën mbi Afganistanin, më pak se dy muaj pasi talebanët morën nën kontroll vendin. Kryeministri italian Mario Draghi, i cili ka presidencën e rradhës të G-20-ës, kishte kërkuar me këmbëngulje mbajtjen e takimit, duke thënë se Afganistani po shkon drejt një katastrofe humanitare.

Zoti Draghi tha se takimi me dyer të mbyllura i së martës mbi Afganistanin do të fokusohej tek siguria, ndihma humanitare dhe të drejtat e njeriut në vend. Ai mbahet më pak se tre javë para takimit të udhëheqësve botërorë të G-20 që do të mbahet në Romë më 30-31 tetor.

Që kur talebanët u kthyen në pushtet më 15 gusht, pas tërheqjes së trupave amerikane pas dy dekadash lufte, ka pasur shqetësime në rritje mbi situatën humanitare në vend. Udhëheqësit do të mbajnë diskutime për luftën kundër terrorizmit, lirinë e lëvizjes brenda dhe jashtë kufijve të Afganistanit si për afganët, edhe anëtarët e organizatave joqeveritare, dhe gjendjen e grave në vend, të cilën Draghi e ka cilësuar si një “përparësi”. ”

Kryeministri italian foli për Afganistanin në një intervistë të fundit në televizionin shtetëror italian.

Zoti Draghi tha se nën këndvështrimin e Italisë, sfidat e të ardhmes janë mbrojtja e të drejtave themelore, mbrojtja e të drejtave të grave dhe të gjithë atyre që gjatë viteve janë ekspozuar ndaj situatave të rrezikshme për t’i mbrojtur këto të drejta në Afganistan.

Një sfidë e madhe do të jetë presioni ndaj talebanëve për garantimin e të drejtave të grave, të cilat përballen me diskriminim dhe dhunë, përfshirë kthimin e tyre të plotë në shkolla dhe në vendet e punës dhe angazhimin në jetën politike. Vetëm djemtë lejohen të ndjekin shkollën e mesme dhe aktualisht më shumë se 2 milion vajzave u mohohet qasja në arsim.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha të hënën se Afganistani po përballet me “një moment vendimtar” dhe i bëri thirrje botës të veprojë.

Para marrjes nën kontroll nga talebanët, ndihma ndërkombëtare përbënte 75% të shpenzimeve shtetërore të Afganistanit, por qeveritë dhe organizatat ndërkombëtare i kanë ndërprerë këto fonde dhe kanë ngrirë pronat e Afganistanit.

Zoti Guterres tha të hënën se bankat në Afganistan po mbyllen dhe se kujdesi shëndetësor dhe shërbimet e tjera thelbësore janë pezulluar në shumë rajone. Ai paralajmëroi se kriza humanitare, e cila po prek gjysmën e popullsisë së vendit, po thellohet.

“Populli afgan nuk duhet të vuajë një dënim kolektiv për shkak të talebanëve”, tha Guterres.

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Josep Borrell premtoi ndihmë të hënën, duke thënë në një takim ministror të BE-së se “situata humanitare dhe socio -ekonomike në Afganistan është në prag të kolapsit.”

“Sot ramë dakord për një qasje të kalibruar për t’i dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë popullatës afgane në mënyrë që të parandalohet një katastrofë humanitare, pa njohur talebanët,” tha zoti Borrell. “Ne do ta dërgojmë ndihmën përmes partnerëve tanë shumëpalësh duke respektuar parimet tona të angazhimit.”/VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Afganistan G20 Takim

Nga e njëjta kategori

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër të hakerëve, sulme nga qeveri të huaja

më shumë...

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri në 50% në 700 produkte

më shumë...

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i avionit transportues Boeing C-17A

më shumë...

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për sezonin e ri, çfarë u diskutua në takimin me Ramën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:25

Asllani i thotë “PO” skuadrës së re

5:47

Zyrtarët e lartë të BE-së në shënjestër...

5:41

Kanadaja hakmerret ndaj SHBA, vendos detyrime deri...

5:23

Kryeparlamentari kroat paralajmëron NATO-n: Serbia po armatoset...

5:13

Zbulohet kush ishte ishte “pasagjeri misterioz” i...

5:01

Sirena arabe për Asllanin, Interi po shqyrton...

4:45

Prokuroria Speciale ngre akuzë ndaj Fatmir Shehollit:...

4:22

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

4:10

“Pasqyrë Albania”, zbulohen prioritetet e ministrave për...

4:04

Tërmet në Shqipëri, magnituda dhe epiqendra

3:51

Reforma Territoriale përballë KiE-së, Shoqata e Bashkive:...

3:40

BE ndaloi importin e mishit nga Brazili,...

3:22

Hapet thirrja për 300 kredi me 0%...

3:20

Zjarr dhe tym, mjeti i tonazhit të...

3:12

Serbia përgatitet për Schengen, por nuk planifikon...

3:04

Mjekët: Jo alarm për Virusin e Nilit....

2:50

Tragjike/ Roja i plazhit hyn në det...

2:45

Parlamenti nis në 8 shtator, zgjedhjet lokale...

2:43

Shtohen pickimet nga insektet, mjekët në Belsh:...

2:34

Shisnin drogë në Dhërmi, arrestohen dy të...

Më të klikuarat

  • Momenti i ekzekutimit, vritet në mes të ditës kreu i mafias...
  • E rëndë në Lushnjë! Djali vret nënën dhe plagos të atin
  • Identifikohet edhe viktima tjetër, kush është 42-vjeçari që...
  • Vodhën makinën luksoze, policia i ndoqi për disa orë, adoles...
  • Aksidenti me dy viktima në Golem, motori u përplas me bordur...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.