Future dëshiron një fëmijë nga Nicki Minaj

Future, edhe pse njihet brenda një kohe shumë të shkurtër me Nicki Minaj, është gati të hedhë një hap shumë të madh në marrëdhënien e tyre. Burime të aferta me reperin bëjnë me dije se ai dëshiron që të ketë një fëmijë me 34-vjecaren.
Por a ia ka thënë reperi këtë dëshirë që ka, Nickit? Ja cfare thotënjë burim: “Future nuk i ka thënë që do të ketë një fëmijë me të, por i ka treguar sa shumë i do fëmijët e tij, dhe sa vend të rëndësishëm zënë ata në jetën e Future. Ai i thotë se është i çmendur pas fëmijëve dhe sigurisht që do të donte edhe një tjetër.”
Të paktën një krijim i ri do të vijë në jetë prej tyre, pikërisht bashkëpunimi muzikor i shoqëruar edhe me klipin përkatës. Mbetemi në pritje!




