Subscribe

Disa muaj më parë në komisionin e UNESCO-s në Paris u dorëzua dosja e Shqipërisë për renditjen e Pogradecit mes vendeve të trashëgimisë botërore. Ende nuk ka një përgjigje për këtë kërkesë të Shqipërisë, por ministrja e kulturës thekson se po punohet shumë që edhe liqeni në anën shqiptare të bëhet pjesë e trashëgimisë botërore.

 

Ndihem krenare sepse kemi paraqitur një dosje dinjitoze dhe shpresojmë se ne 2019 do te marrim OK për pranimin e Liqenit te Pogradecit ne UNESCO. Përfshirja jone ne UNESCO ka benefitet e veta ashtu siç do afroje edhe investitorë nga jashtë.

 

Ministrja e kulturës argumentoi edhe mosdhënien e lejeve të ndërtimit përgjatë liqenit me përpjekjet për ta përfshirë atë ne UNESCO.

 

Për këtë arsye edhe nuk kemi lejuar me dhënien e lejeve te ndërtimit përgjatë vijës liqenore dhe nuk do te lejojmë edhe ndërtimin e objekteve te reja. Kjo do te ndodhe për aq kohe sa duam qe brezave t’iu leme trashëgiminë e vërtetë.

 

Sa i përket reagimit të UNESCO-s në lidhje me dosjen e dorëzuar në Paris, Kumbaro tha se pritet që të votohet për Pogradecin, pranverën e vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *