E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Futen në grevë urie punonjësit në Poçem që kanë mbi 2 vjet pa paga

Punonjësit e nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit të ujit në Poçem të Mallakastrës janë futur në grevë urie pas disa protestave të njëpasnjëshme.

Ata shprehen se e ndërmorën këtë akt ekstrem pasi deri më sot nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga administratorët e kompasnisë së naftës në Ballsh sa i takon çëshjtes së pagave të prapambetura.

Reklamë

Punonjësit thonë se do ta vazhdojnë grevën dhe nuk do të tërhiqen ndërsa i bën thirrje instancave shtetërore që ti japin zgjidhje problemit të tyre.

Aktualisht nënstacioni i Poçemit vijon punën normalisht ndonëse punonjësit janë futur në grevë.

Më shumë video

Reklamë