Shkon sërish me ritme të larta hyrja e emigrantëve shqiptarë në vendin tonë nga shtetet fqinje. Burime bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 21 emigrantë të cilët kanë hyrë nga pika e kalimit kufitar të Kapshticës.

Kjo shifër e çon totalin e hyrjeve të emigrantëve në 435 të tillë gjatë gjithë periudhës së pandemisë së koronavirusit në vendin tonë.

Të gjithë këta emigrantë të cilët vijnë nga zonat e prekura nga covid-19 janë karantinuar në hotelet e përcaktuara për këtë qëllim, 3 prej të cilëve në qytetin e Korçës dhe 2 në Pogradec.

Ndërkohë vendimi më i fundit i qeverisë shqiptare lidhur me hyrjet e shtetasve shqiptare ka disa ndryshime lidhur në karantinimin e tyre dhe pritet që të fillojë prej se hënës.

Sipas këtij vendimi emigrantët të cilët janë banues në zonat e shpallura të gjelbra, janë të detyruar të karantinohen për 14 ditë në hotele, ndërsa emigrantët të cilët janë banues në zonat e kuqe ku ende ka prani të konfirmuar të koronavirusit janë të detyruar ta kryejnë karantinën në banesat e tyre.

Burime të siguruara thanë se më shumë se 170 emigrantë e kanë përfunduar karantinën 14 ditore në hotelet e qarkut të Korçës dhe janë larguar në banesat e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *