Mesfushori brazilian Higor Vidal, i cili luan për Hapoel Petah Tikva ka publikuar një video në rrjetin e tij social “Instagram”, përmes së cilës tregon banesën e shkatërruar nga një raketë të lëshuar nga Hamasi.

 

Ndërsa fajësoi lëvizjen palestineze se po sulmon njerëz të pafajshëm, futbollisti tha se është me fat që ai dhe familja e tij shpëtuna mrekullisht.

 

“Kjo është banesa ime në Petah Tikva pas sulmit të Hamasit.Shpërndajeni këtë video, për të treguar kush janë këta njerëz. Ata po veprojnë si kafshë, duke sulmuar njerëz të pafajshëm si unë, gruaja ime dhe foshnja ime. Ju lutemi ndaloni së thëni se Izraeli po sulmon Gazan. Për shkak se është Gaza, terroristët po sulmojnë njerëz të pafajshëm të Izraelit. Nuk është e vërtetë që Izraeli po vret njerëz të pafajshëm. Izraeli po mbron veten. Ne nuk e meritojmë këtë lloj gjëje, askush nuk e meriton. Është një mrekulli që unë dhe familja ime jemi gjallë. Faleminderit për të gjitha mesazhet.”

 

https://www.instagram.com/tv/COzZZwyB2bl/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bee641ba-74dd-4e0f-95f1-ca37fc0a9c06

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *